05 Maj 2024

Shpallen tatimpaguesit më të mirë

Prishtinë, 30 qershor - Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë , Administrata Tatimore dhe Doganat e Kosovës shpallen sot 15 ndërmarrje, në tri kategori si tatimpaguesit më të mirë të vendit.

 

Këto biznese realizojnë qarkullim rreth 95 milion euro, i paguajnë vendit tatim ne vlere prej rreth 15 milion euro, 1,2 milion euro kontribute pensionale dhe punësojnë 3.800 punëtor.

 

Në ceremoninë e shpalljes së tatimpaguesve më të mirë u vendos që ky manifestim në të ardhmen të mbahet në formatin e  “Forumi vjetor i dialogut Publik Privat”.

 
Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu me ketë rast theksoi se shembulli i tatimpaguesve me të mirë tregon se në Kosovën përkundër te gjitha sfidave qe ne i njohim mund te punohet, të fitohet me nder dhe njëkohësisht të kryhen obligime ndaj shtetit

 
“ Takime si ky duhet te ndihmojnë me ngritjen e kulturës për pagimin e tatimeve dhe kontributeve te tjera ndaj shtetit ne Republikën tone. Në biznese tatimet shpesh konsiderohen qe paraqesin humbje dhe derdhje te pakthyeshme te mjeteve. Kjo është arsyeja qe unë gjithnjë ju them se tatimet kane te bëjnë edhe me kulturën e tatimpaguesve për respektin e  shtetit te vet dhe jo vetëm per obligimet ligjore qe ne mënyrë te detyrueshme duhet te zbatohen “, tha kryetari Gërxhaliu.

 

Fuqia e një shteti nuk matet vetëm me shprehjen verbale te patriotizmit por edhe me investime te rregullta ne themelet e tij përmes pagese se rregullte te tatimeve, tha kryetar Gërxhaliu dhe shtoi se në OEK mendojnë se ta duash Kosovën nuk do te thotë se ketë duhet ta shprehesh vetëm ne mënyrë verbale por edhe me disipline rigoroze financiare dhe tatimore e cila do te jete krah i fortë që shteti ynë të përballet me sfida  jashtëzakonisht te renda ekonomike.

 

Lekë Musa, kryetar i OEAK tha se si përfaqësues te biznesit kemi obligimet tona dhe do te vazhdojmë qe ti përkrahim dhe qe te kërkojmë nga ana e biznesit qe te ngrisin etiken e bërjes se biznesit, qe vazhdimisht do ti inkurajojmë dhe ti ndihmojmë qe te zvogëlohet informaliteti ne ekonomi dhe do te kërkojmë gjithashtu qe ne mënyrë vullnetare te ngritët edhe përgjegjësia korporatave ku vet bizneset do ti kthejnë një pjese te fitimit shoqërisë .

“ Na mbetet ne si përfaqësues te biznesit te kryejmë punën tone por njëkohësisht nga Qeveria e Kosovës do të kërkojmë që Kosova te behet vend me një ambient shume me te volitshëm per biznes”, tha kryetari i OEAK.

 
Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Behxhet Haliti tha se shënimet e tri vjetëve te fundit dëshmojnë se kemi te bëjmë me një profil te tatimpaguesve qe për çdo dite është duke u vetëdijesue, dhe duke e rrit vet deklarimin.


“Nëse ne vitin 2009 e kemi pas raportin 70% përmbushje vullnetare dhe vet deklarim  me 30 % ne ketë vit kemi ardhur deri te ajo mbi 85 % janë deklarime vullnetare dhe pagesa vullnetare qe neve si administrate tatimore na obligon edhe me shume qe te ofrojmë lehtësi dhe shërbime kualitative”, tha Haliti.

 

Naim Huruglica, drejtor i përgjithshëm i Doganave të Kosovës duke folur për rritjen e pagesës së obligimeve ndaj shtetit tha se statistika e vitit 2010 tregojnë se 65 % e eksportit ka shkuar përmes proceduarave me ndikim ekonomik dmth duke ju falënderuar legjislacionit doganor ku lejohet importi i imputeve pa taksa duke përfshi edhe shpenzimet operative qe janë dhe kur finalizohet produkti dhe eksportohet ne vendet tjera taksat janë zero.

 

“Përkundër faktit qe qeveria ka rrit për çdo vjet pritjet nga doganat, përkundër faktit se çdo vjet ne kemi arrit te rrisim te hyrat mua me gëzon fakti se shumica dërmuese e këtyre te hyrave vijnë nga deklarimi i juaj vullnetar. Raporti i vitit 2010 tregon se 96% te taksave qe ne i kemi grumbulluar jane deklarim vullnetar  dhe vetem 4 % jane aplikimi i metodave tjera”.

 

Në kategoria e bizneseve me qarkullim mbi 2 milion euro si taksa pagues më të mirë janë shpallur Sharr Beteilingungs Gmbh sh.p.k, Coca Cola Hellenic Botting Company-Kosovo I.I.c, Ben Af sh.p.k, Buçaj , shpk dhe Prima Tobacco I.I.c

 

Në kategorin e bizneseve me qarkullim 1-2 milion euro më të mirët janë shpallur K.S.”Besa Security” sh.p.k, Henderson Asset Protection L.L.C, Intering sh.p.k, Kompania “Eskavatoi”sh.p.k, KNPSH “Ppenburg & Adriani Compani “sh.p.k

 

Ndërsa në katorinë e bizneseve me qarkullim 100.000-1 milion euro më të mirat janë shpallur Ecdl Kosova SH.A,Komtel Project Engineering SH.P.K, “W.D.G”sh.a, N.SH “CMB” dhe N.SH “ETL-KOSOVA”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)