03 Maj 2024

Shoqata kanadeze mbështet Qendrën për Gra dhe Fëmijë

Prishtinë, 13 maj - Sot Qendra Rehabilituese për Gra dhe Fëmijë në Prishtinë pranoi një donacion të rëndësishëm prej 3,500 eurove nga Shoqata kanadeze Bamirëse e quajtur “Boomer’s Legacy”.

Donacioni u bë nga Komandantja Stacey Wiper e Flotës Kanadeze Ushtarake-Detare, e cila momentalisht në emër të Forcës Operative Kanadeze është në shërbim me KFOR-in në Prishtinë.

Ceremonia prezantuese filloi me një interpetim të muzikës dhe vallëzimit tradicional për mysafirin e nderit, Gjeneralin e Brigadës William S. Gorske, Shef i Shtabit të KFOR-it.

Pas këtij interpretimi Gjenerali i Brigadës Gorske falënderoi fëmijët për shfaqjen e tyre dhe prezantoi Komandanten Wiper për të shpjeguar historikun e Shoqatës "Boomer's Legacy" dhe për të bërë prezantimin.

Komandantja Wiper shpjegoi se "Boomer's Legacy” është një Shoqatë kanadeze bamirëse që u themelua në kujtim të Tetarit Andrew James ("Boomer") Eykelenboom, një mjek kanadez ushtarak, i cili u vra në moshën 23 vjeçare nga një bombardues vetëvrasës në Spin Boldak, të Afganistanit, në muajin gusht të viti 2006.

Para vdekjes së tij, Tetari Eykelenboom kishte identifikuar mundësi të shumta për të ndihmuar popullin afgan përmes shpërndarjes së pajisjeve themelore mjekësore, materialit shkollor, libra dhe rroba.

Menjëherë pas vdekjes nëna e tij themeloi “Boomer’s Legacy” për të mbështetur këto qëllime të vlefshme.

Që nga themelimi i saj, fondet e “Boomer's Legacy” janë shfrytëzuar që në mënyrë të drejtpërdrejtë të mbështesin qytetarët e Afganistanit të cilët janë prekur nga varfëria dhe lufta.

Sidoqoftë, ky është rasti i parë që fondet e Shoqatës Bamirëse “Boomer’s Legacy” janë shfrytëzuar jashtë Afganistanit.

Me një “Faleminderit” të njëzëshëm nga fëmijët e grumbulluar nga zonja Halime Maliqi, ajo pranoi donacionin në emër të qendrës.

Ajo falënderoi të gjithë ushtarët e kësaj qendre, në veçanti ushtarët kanadez dhe tha: “Ne lutemi për shpirtin e Boomer-it”.

Më pas zonja Maliqi tha se ky nuk është donacioni i parë i marrë nga KFOR-i, me që shoqëria në mes të qendrës dhe KFOR-it filloi në vitin 2002 dhe që nga viti 2006 KFOR-i ka qenë mbështetësi i vetëm për këtë qendër.

Zonja Halime Maliqi, Drejtoreshë e Qendrës, tha që ky donacion do t’i mundësojë qendrës që të rris numrin e fëmijëve në kujdes të saj dhe do të ofrojë përmirësime të rëndësishme në objektet shkollore.

Zonja Maliqi me fondet e marra planifikon të blejë kompjuterë të ri dhe fëmijëve t’iu ofrojë trajnime në gjuhën angleze.

Ky donacion në të ardhmen më të afërt gjithashtu do të shfrytëzohet edhe për pagesat e shpenzimeve themelore, si faturat e rrymës elektrike, shpenzimet e ushqimit, etj.

Komandantja Wiper përshkroi se si trupat kanadeze që shërbejnë në KFOR dhe të cilët përbëjnë Forcën kanadeze Operative në Prishtinë, identifikuan Qendrën Rehabilituese për Gra dhe fëmijë si një pranuese meritore ndihme.

Kontingjenti kanadez kontaktoi “Boomer’s Legacy” dhe kështu u vendos që kjo do të ishte një arsye e rëndësishme për donacionin e parë jashtë Afganistanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)