26 Mars 2023

Shoqata e shpediterëve të Kosovës pranohet në FIATA

Prishtinë, 15 tetor - Shoqata e shpediterëve vendor dhe ndërkombëtar të Kosovës (SHSHVN) është pranuar si anëtare me të drejta të plota në FIATA - Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Shpediterëve.

“Falë angazhimeve të vazhdueshme e të gjata, SHSHVN ka arritur një sukses të madh duke siguruar anëtarësimin, si anëtare me të drejta të plota, në FIATA“, ka njoftuar Kryetari i Shoqatës, Jeton Vokshi.

Gjithashtu, shoqata ka arritur që të anëtarësohet, si anëtare mysafire për një periudhë fillestare, në Shoqatën e Shpediterëve të Evropës Juglindore (SEEFF), përkundër kundërshtimit nga ana e Shoqatës së shpediterëve të Serbisë.

Me këtë të arritur, eliminohen shumë pengesa e barriera që kanë vuajtur prodhuesit dhe transportuesit kosovar por edhe krijohen mundësi për bashkëpunim me organizatat simotra dhe me organizata ndërkombëtare që promovojnë dhe mbrojnë interesin e kësaj industrie.
 
Për më tepër, anëtarësimi në FIATA i hap rrugë anëtarësimit edhe në organizata tjera që ndihmojnë transportin e mallrave nga Kosova dhe nëpër Kosovë.

Menjëherë SHSHVN është ftuar që të marrë pjesë në konferencën e radhës të FIATA-s që do të mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Shoqata e shpediterëve vendor dhe ndërkombëtar të Kosovës (SHSHVN), është shoqatë e agjencioneve doganore profesionale, kompanive shpeditere dhe logjistike, e krijuar në vitin 2005 nën ombrellën e Odës Ekonomike të Kosovës dhe aktualisht ka 354 anëtarë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)