14 Maj 2024

Shkupi i ri, 200 milion euro investim, me tramvaj dhe luna park

Shkup, 24 shkurt - Shkupi më në fund do të ketë tramvaj – bën të ditur kryetari i komunës Koce Trajanovski.

Tenderi do të shpallet nga fundi i muajit maj, ndërsa koncesioneri do të zgjidhet nga fundi i vitit kur edhe do të fillojë ndërtimi.

Sipas Trajanovskit ndërtimi i linjës së tramvajit do të jetë gati për 2-3 vite. Në periudhën e parë do të niset vetëm me një linjë, e cila do të të përfshihet nga Novo Lisiçe deri në Gjorçe Petrov me një gjatësi prej 15 km, ndërsa vlera e projektit është nga 170 – 180 milion euro.

Disa kompani të huaja nga Franca, Kroacia, Polonia, Çekia dhe Gjermania tashmë janë të interesuara.

Me koncesionerin do të nënshkruhet një marrëveshje se nuk do të konkurojë ndërmarja publike, kështu që aty ku do të ketë tramvaj nuk do të ketë autobusa.

Përpos tramvait ai për pranverën e ardhshme njoftoi edhe ndërtimin e një luna parkut të ri në vlerë disa milion euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)