03 Maj 2024

Shkelja e drejtave të punëtorëve ende dukuri shqetësuese

Prishtinë, 7 tetor - Me rastin e Ditës Botërore për Punë të Dinjitetshme, sot Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore organizoi tryezën me temën “Puna e dinjitetshme në institucionet publike versus puna e dinjitetshme në sektorin privat: Dallimet ,ngjashmëritë dhe sfidat”.

Në tryezë u konstatu së Kosova vazhdon të mbetet vendi në të cilin punëtorët vazhdojnë të kryejnë punë jo të dinjitetshme, derisa shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të punëtorëve mbesin ndërmarrjet e mëdha.

Më këtë rast kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, kërkon që të tek trysni më e madhe tek institucionet, në mënyrë që problemi i shkeljes së të drejtave të punëtorëve dhe punës së dinjitetshme të jetë prioritet për qeverinë.

Sipas Arifit shkelje e të drejtave të punëtorëve janë bërë edhe gjatë periudhës së privatizimit ku mbi 70 mijë punëtorë kanë mbetur pa vendet e tyre të punës.

Edhe Behxhet Shala, Kryetar i KMLDNJ-së, ka thënë se ndërmarrjet e mëdha janë ato që shkelin më së shumti të drejtat e punëtorëve, duke bërë kontrata jo të mira, ndërsa sipas tij shkelje e të drejtave më së shumti u bëhet femrave dhe se për këtë institucionet ligjore ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë.

Ndërkaq  Tahire Haxholli, udhëheqëse e Njësisë kundër dhunës në familje dhe keqtrajtimit të fëmijëve në Policinë e Kosovës, ka thënë se më së shumti ka pasur ankesa nga femrat të cilat janë ngacmuar seksualisht nga punëdhënësit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)