Shkalla e papunësisë në Britani bie në 5,4 për qind

Londër, 16 tetor - Shkalla e papunësisë në Britani të Madhe ka rënë në 5,4 për qind në periudhën maj - gusht të këtij viti, duke arritur nivelin më të ulët në shtatë vitet e fundit.
Nga Zyra Kombëtare për Statistikë theksuan se gjatë kësaj periudhe tremujore rreth 1,8 milionë njerëz, përkatësisht 97.000 më pak në krahasim me peridhën mars - maj 2015 qenë kandidatë për punë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se punësimi gjatë tremujorit maj - gusht u rrit për 140,000, duke e çuar numrin e të punësuarve në 31.1 milion, që është numër më i lartë që nga viti 1971 kur filloi regjistrimi.
Të dhënat gjithashtu treguan rënie në normën e papunësisë së të rinjve, e cila ra në 14.8 për qind në tremujorin deri në ngusht, nga 15,9 për qind sa ishte në tremujorin mars - maj po të këtij viti.