19 Prill 2024

Shërbimet e-banking, numri i llogarive arriti në 49 188

Prishtinë, 5 janar - Instituti GAP ka publikuar Bankometrin e numrit të që 6 mbulon periudhen shtator-dhjetor 2010 dhe synon të jap një pasqyrë të zhvillimeve në sektorin bankar në Kosovë.

Viti 2010 sipas Bankrometrit te GAP-it, u karakterizua me ndryshime në prioritetet e bankave, të cilat tani janë përqendruar në ofrimin e shërbimeve dhe pakove të ndryshme, përkundër përqendrimit vetëm në kredidhënie gjatë viteve të kaluara.

Kështu, shërbimet e-banking shënuan një trend të shpejtë të rritjes.

Bankometri vlëreson se në qershor 2010 numri i llogarive e-banking në sektorin bankar arriti në 49,188 nga 17,496 sa ishte në qershor të vitit 2009, trend ky që vazhdoi edhe në pjesën e dytë të vitit 2010.

Megjithatë, shërbimi e-banking është shërbim që ofrohet në pakot e ndryshme të cilat i ofrojnë bankat dhe si i tillë çmimi i tij ndryshon.

Një trend i ri gjatë 2010 sipas GAP-it ishte edhe transferimi automatik i llogarive rrjedhëse të klientëve në pako të ndryshme nga disa banka.

"Ky transferim automatik është bërë pa ndonjë konsultim paraparak me klientët, nëse ata dëshirojnë apo jo që llogaria e tyre rrjedhëse të jetë pjesë e pakos së aplikuar nga banka e cila njëherazi nënkupton shpenzime shtesë për klientët e bankës", thuhet në Bankometrin e GAP.
 
Për këtë numër të bankometrit, bankat komerciale në Kosovë nuk kanë raportuar për ndonjë ndryshim në normat e interesit apo kostot tjera lidhur me ofertat e produkteve dhe shërbimeve të cilat janë prezantuar në numrin e kaluar të bankometrit.

Në dy vitet e fundit ekonomia botërore, respektivisht sektori financiar u përball me një krizë të përgjithshme duke çuar kështu shumë vende në recesion ekonomik.

Efektet e krizës u reflektuan edhe në Kosovë ndonëse në një masë më të vogël. Kështu, gjatë vitit 2009 GAP ka vërejtur një ngadalësim në kredidhënie, e njëherazi edhe një besim më të ultë të qytetarëve në banka, të cilat rezultuan në rritje të vogël të normave të interesit dhe rënie të konsiderueshme të profitit në sektorin bankar.

Ky trend vazhdoi edhe gjatë gjysmës së vitit 2010, sidomos zvogëlimi i rritjes së të hyrave nga normat e interesit. Për ta evituar një vazhdim të mëtutjeshëm, bankat ndërmorën masa për t’i zvogëluar shpenzimet e tyre, veçanërisht shpenzimet e përgjithshme dhe ato administrative.

Ulja e shpenzimeve rezultoi në rritjen e profitit në vitin 2010, sidoqoftë ato reflektuan në zvogëlimin e numrit të të punësuarve në këtë sektor për rreth 100 punëtorë, krahasuar me vitin 2009.

Një pjesë të profitit të bankave e përbëjnë edhe kartelat bankare dhe shërbimet e tyre, siç janë: mirëmbajtja, ndëshkimet, tërheqjet etj. Me këto informata jemi munduar ta pasurojmë numrin e ri të Bankometrit, duke u treguar qytetarëve shpenzimet e shërbimeve që ata i paguajnë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)