02 Maj 2024

Shënohet Dita Botërore e Standardeve

Prishtinë, 31 tetor - Agjencia kosovare e standardizimit që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, tashmë e ka bërë të përvitshme festën e “Ditës botërore të standardizimit”, e cila organizohet në të gjitha vendeve të globit në forma të ndryshme.

Me rastin e 65 vjetorit të themelimit të Organizatës Ndërkombëtare për Standardizim ‘’ISO’’, ASK-ja paraqiti të arriturat e Kosovës në fushën e standardizimit, pasi që tashmë shihen rezultatet në miratimin e standardeve evopiane si standarde kosovare, që sjellin cilësi dhe siguri të produkteve, shërbimeve dhe të konkurrencës në treg.

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo theksoi se kjo agjenci tashmë ka rezultate evidente në miratimin e standardeve evropiane si standarde kosovare, të cilat janë në shërbim të sektorit privat dhe publik, duke u implemetuar me qëllim të përafrimit me legjislacionin e BE-së”

“Involvimi më i thellë i bizneseve në standardizim do të rriste kualitetin dhe sigurinë e produkteve dhe shërbimeve të tyre dhe njëkohësisht do të krijonte mirëbesim te klientët, partnerët afaristë dhe te konsumatori në përgjithësi”, potencoi zëvendësministri Ustaibo.

Ndërkaq, kryeshefi i Agjencisë Kosovare të Standardizimit, Hafiz Gara, prezantoi të arriturat e kësaj agjencie në fushën e standardeve, pasi që me evoluimin ekonomik dhe rritjen e kërkesave për standarde shtrohet nevoja për përmbushje të kërkesave të kohës.

“Për kompanitë zbatimi i standardeve rritë cilësinë e produkteve apo shërbimeve, e që sjell shitje më të madhe duke kënaqur klientët. Po ashtu tërheq klientë të rinj, duke iu treguar nivelet më të larta të cilësisë, sigurisë dhe besueshmërisë; si dhe rritë reputacionin e kompanisë si një biznes i angazhuar për të arritur nivele të larta, e që sjell avantazh të rëndësishëm në treg ndaj konkurrentëve.’’, tha në mes tjerash kryeshefi Gara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)