03 Maj 2024

SHBK akreditohet në programi “Bazat e Afarizmit Bankar”

Prishtinë, 26 tetor - Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) organizoi ceremoninë e akreditimit të programit “Bazat e Afarizmit Bankar”, program ky i cili u akreditua nga Rrjeti Evropian për Trajnime bankare (EBTN).  

Diturie Hoxha, Drejtoreshë Ekzekutive në Shoqatën e Bankave të Kosovës, theksoi rëndësinë e këtij programi dhe zhvillimin që ky program do të sjellë në profesionalizmin e burimeve njerëzore.

Me këtë  akreditim për ofrimin e programit “Bazat e Afarizmit Bankar” sipas saj e bën Shoqatën e Bankave të vetmin institucion në Kosovë që ofron trajnim të kësaj fushe dhe certifikim ky i cili poashtu njihet edhe në vendet të cilat e kanë zhvilluar atë.

Hoxha ka bërë të ditur sç përafërsisht dyzet institucione evropiane janë anëtare të këtij rrjeti dhe është një nder që Shoqata e Bankave të Kosovës është institucioni i pesëmbëdhjetë  që ka fituar këtë akreditim, ku ndër insitutione tjera të akredituara janë edhe Chartered Institute of Bankers in Scotland, Shoqata e Bankave Sllovene, Instituti Bankar i Varshavës, ABI Formazione në Itali, e të tjera.

Hoxha potencoi se programi EFCB apo BAB do të fillojë me trajnimin e grupeve të para në fillim të vitit 2012 dhe se ky program do të ndihmojë në zgjerimin e dijes së punëtorëve të bankave në Kosovë dhe të interesuarve të tjerë në këtë fushë. Ky program do të përbledh njohuritë bankare evropiane në tri grupe:

1) Ambientin Ekonomik dhe Monetar në të cilin pjesëmarrësit mësojnë për karakteristikat e ekonomisë evropiane, rolin dhe strukturën e sistemit financiar e të tjera,

2) Marrëdhëniet produkt-konsumator në të cilin shpjegohet lloji i konsumatorëve, shërbimet dhe produktet, bazat e menaxhimit dhe menaxhimi i riskut,

3) Aspekte të sjelljes, etikës, marketingut dhe menaxhimit në sektorin bankar

Në  këtë fjalim u falënderuan të gjithë ata që kontibuan në zhvillimin e programit EFCB në Kosovë – punëtorët e bankave komerciale dhe profesorëve universitarë, institucionet evropiane anëtare të rrjetit EBTN, ekspertë të tjerë ndërkombëtarë, vetë bankat komerciale për përkrahjen e këtij projekti, si dhe programin KPEP të USAID-it për mbështetjen e ofruar.

Përveq fjalimit të Znj. Hoxha, fjalim tjetër pati edhe nga Z. Colin Morrison nga Chartered Institute of Bankers in Scotland dhe Kryetar i Komitetit të Akreditimit, i cili iu drejtua audiencës prezente në emër të EBTN-it.

Morrison ofroi informata mbi këtë instiucion dhe theksoi se EBTN është një rrjet ndërshtetëror i cili përbëhet nga 31 organizata evropiane dhe ekziston tashmë që 20 vite.

Poashtu, Morrison shtoi faktin se Shoqata e Bankave të Kosovës po bën gjënë e duhur me ofrimin e këtij program në Kosovë dhe në këtë mënyrë zhvillon stafin e bankave dhe në të njëjtën kohë edhe shërbimin ndaj klientëve, gjë e cila kontibuon në zhvillimin e një standardi profesional në Kosovë.

Ndër të tjera, fjalim mbajti edhe Tim Hammann, Drejtor i Zyrës për Rritje Ekonomike në USAID, i cili foli mbi dobinë e programit nga këndvështrimi i donatorit dhe objektivat. Z. Hammann theksoi suksesin dhe arritjen që Shoqata e Bankave të Kosovës ka bërë me këtë akreditim dhe me punën e SHBK-së deri sot, ku padyshim fokusi bie mbi zhvillimin e fuqisë punëtore dhe profesionistëve të së ardhmes.

Hammann përmendi edhe rëndësia e programit në atë mënyrë që ky program rrit dhe zhvillon aftësitë, njohuritë, dhe përvojën e të rinjëve Kosovarë. Nga këndvështrimi i USAID, ky akreditim është shumë i rëndësishëm dhe kështu ndihmon Kosovën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Robert Wright, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank si dhe Kryetar i Bordit të SHBK-së, në cilësinë e përfaqësuesit të bankave komerciale në Kosovë përmendi rëndësinë e këtij programi në zhvillimin e burimeve njerëzore si dhe trajnimin e stafit i cili ndikon në një performancë më të mirë të sektorit bankar në përgjithësi.

Poashtu u theksua edhe avantazhi që individët e certifikuar me këtë program do të kenë në procesin e rekrutimit dhe selektimit të punëtorëve në bankat komerciale në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)