28 Prill 2024

SHBA zgjat afatin e 400 miliardë dollarë borxheve

Washington, 23 shtator - Bordi i Sistemit të Rezervës Federale të SHBA-së (FED) shpalli të mërkurën se do të zgjatë afatin e 400 miliardë dollarëve borxhe amerikane që zotëron, me qëllim që të stimulojë rimëkëmbjen ekonomike.

Komisioni i tregut të hapur pranë FED-it tha të mërkurën në një deklaratë, se ekonomia amerikane ruan prapëseprapë prirjen e rritjes së ngadalshme, përqindja e papunësisë është ende e lartë dhe tregu i pasurive të paluajtshme mbetet sërish i dobët.

Megjithatë, në deklaratë thuhet se vazhdojnë të rriten investimet në teknologji dhe programet kompjuterike.

Krahas këtyre, në deklaratë shtohet se me uljen e çmimit të energjisë dhe të një pjese mallrash, inflacioni do të frenohet dhe parashikimi për inflacionin afatgjatë do të ruhet në nivelin e qëndrueshëm.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se zgjatja e afatit të borxheve amerikane në dorën e FED-it do të ulë normën të interesit afatgjatë.

FED-i vendosi të ruajë nivelin e përqindjes së interesit të Fondit Federal në 0-0.25 për qind.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)