04 Maj 2024

SHBA: Vazhdojn përpjekjet për ngritjen e tavanit të borxhit

Washington, 18 korrik - Në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, negociatorët nga Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi vazhduan përpjekjet për të arritur marrëveshje në mënyrë që qeveria të jetë në gjendje të paguajë interesin e borxhit.

Pesë ditë bisedime që përfshinë Presidenti Barak Obama dhe udhëheqësit republikanë të Kongresit e që përfunduan të enjten, nuk arritën rezultat.

Ekspertët thonë se Kongresi duhet të rrisë tavanin e borxhit prej 14,3 trilion dollarësh deri në datën 2 gusht përndryshe qeveria nuk do të ketë më para.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se kjo do të kishte pasoja serioze si për ekonominë amerikane ashtu edhe për tregjet globale financiare. Drejtori i Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë, Jack Lew u tha sot gazetarëve se ka ende kohë për të arritur një marrëveshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)