28 Prill 2024

SHBA: Stuhitë e borës, pa ndikim tek ekonomia

New York, 30 dhjetor - Stuhitë e borës përfshinë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara dhe një pjesë të madhe të Evropës këtë muaj.

Por ndërsa në në Evropë shitjet me pakicë ranë dhe kompanitë ajrore parashikojnë humbje të mëdha, analistët thonë se stuhia e fundit në Shtetet e Bashkuara mund të ketë pak ose aspak ndikim tek ekonomia. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jerome Socolovsky njofton.

Stuhitë e borës së bashku me erërat e fuqishme sollën kaos në të gjithë bregdetin qendror të Atlantikut e deri në New England. Mijëra fluturime u anuluan, ndërsa bora bllokoi shumë blerës të dilnin për pazaret e pas-Krishtlindjeve.

Megjithatë, analistët thonë se stuhitë mund të kishin qenë edhe më të dëmshme për bizneset.

Evan Gold merret me shërbimet e klinetëve tek Planalytics, një kompani që studion ndikimin e motit tek sjelljet e konsumatorëve.

"Nëse kjo stuhi do të kishte ndodhur 48, 72, 96 orë më herët, atëherë ndikimi do të kishte qenë shumë i madh. Por në këtë rast, ajo ishte thjesht e bezdisshme për shumë njerëz."

Gold thotë se shumë njerëz që shkojnë nëpër dyqane pas Krishtlindjeve duan të kthejnë apo të këmbejnë artikuj, ose thjesht të blejnë me kartat që kanë marrë si dhurata. Ekspertët thonë se dyqanet duhet të zgjasin periudhën e lirimit të çmimeve.

"Mendoj se shumica e blerjeve do të bëhen ca ditë më vonë gjatë javës."

Vitin e kaluar, një stuhi e madhe bore në të njëjtin rajon para Krishtlindjeve vlerësohet t’u ketë kushtuar dyqaneve rreth dy miliard dollarë.

Federata Amerikane Kombëtare e Shitjeve me Pakicë parashikon se shpenzimet për këtë sezonë festash do të arrijnë mbi 450 miliard dollarë. Kjo është një rritje prej 3 për qind nga viti i kaluar.

Në Evropë, kompanitë ajrore dhe bizneset e tjera njoftuan për qindra miliona diollarë humbje nga moti i keq që ndërpreu udhëtimet dhe detyroi shumë prej blerësve të mbylleshin nëpër shtëpi javën para Krishtlindjeve.

Ekspertët thonë se shumë prej kompanive ajrore amerikane nuk po preken shumë, meqenëse shumë prej udhëtarëve të bllokuar në aeroporte po ktheheshin nga udhëtimet e festave që kidhin filluar para ditës së Krishtlindjeve.

David Caste nga Shoqata e Transportit Ajror, një grup tregëtar amerikan, thotë se modelet e sofistikuara të motit dhe politikat që inkurajojnë rezervimet e reja para se të fillojë stuhia, i ndihmojnë kompanitë ajrore të shmangin humbjet.

"Nëse kjo ndodh gjatë festave, gjatë një fundjave, apo ndonjë herë tjetër, ata punojnë shtatë ditë në javë, 24 orë në ditë, dhe i mbajnë nën mbikqyrje parashikimet e motit, si dhe janë të përgatitur të ragojnë sa më shpejt të jetë e mundur."

Kompanitë ajrore pritet të kenë vitin më fitimprurës që prej një dekade. Ky fakt, së bashku me shitjet me pkicë të Krishtlindjeve shihen si shenja shpresëdhënëse për ekonominë amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)