29 Prill 2024

SHBA: Rritet ekonomia me 3.2 për qind

Washington, 29 janar - Zhvillimi ekonomik në Shtetet e Bashkuara u rrit me një shkallë vjetore prej 3.2 për qind gjatë 3 muajve të fundit të vitit 2010.

Raporti i sotëm i Departamentit të Tregëtisë thotë se ekonomia më e madhe e botës u rrit me 2.9 për qind gjatë gjithë vitit.

Kjo shifër shënon një përmirësim nga viti 2009, kur recesioni bëri që ekonomia të pësonte një rënie prej mbi 2 për qind.

Zhvillimi më i mirë i ekonomisë është pjesërisht rezultat i shtimit të shpenzimeve të konsumatorëve, të cilat nxisin një pjesë të madhe të aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.

Konsumatorët ishin më të gatshëm që të shpenzonin para, ndërsa u rrit vlera e aksioneve, u përmirësua disi tregu i vendeve të punës dhe u ulën borxhet.

Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner tha se kjo rritje tregon se ekonomia e ka kaluar pjesen me te madhe te krizes ekonomike.

Por Geithner tha ne forumin ekonomik ne Davos te Svicres, se rritja ekonomike eshte teper e ngadalte per te ulur shkallen e papunesise, e cila eshte 9.4 per qind dhe pritet te mbetet e larte per nje fare kohe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)