08 Maj 2024

SHBA: Paratë kesh do të shkojnë në histori

Washington, 12 korrik - Amerikanët gjithnjë e më pak e përdorin pagesën me para të gatshme, duke i dhënë epërsi pagesës pa para të gatshme.

Për shkak të kësaj, Ministria federale e Financave për herë të parë në 30 vitet e fundit vendosi ta zvogëlojë shtypjen e monedhave prej pesë dhe 10 dollarë, publikoi New York Times.

Sipas ekspertëve, tashmë mund të flitet për “fillimin e fundit” të pagesës me para të gatshme në SHBA, duke marrë parasysh faktin se me ndihmën e parave “të vërteta” është e pamundshme të paguhet malli në shitoret onlajn apo të blihet diçka në aeroplanët.

Në tekstin e gazetës bëhet e ditur se 36 për qind e vozitjes me taksi në New York paguhet përmes kartelave, derisa pjesa më e madhe e restoranteve të Menhetenit pranojnë pagesë vetëm përmes kartelave.

Ndryshe, kur bëhet fjalë për paratë monedha më e popullarizuar në SHBA dhe në botën e jashtme është ajo prej 100 dollarësh, shtypja e së cilës në 20 vitet e fundit rritet në mënyrë konstante dhe tani në botë ka rreth shtatë miliardë monedha me pamjen e Benxhamin Franklinit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)