03 Maj 2024

SHBA: Papunësia ra në 8,8 për qind në muajin mars

New York, 20 prill - Qeveria amerikane thotë se gjatë muajit mars është ulur përqindja e papunësisë në mbarë vendin ndërkohë që punëdhënësit kanë punësuar më shumë njerëz.

Departamenti i Punës ka thënë se papunësia ka rënë në 34 nga 50 shtetet e vendit, numri i të papunëve është rritur në 7 shtete dhe ka mbetur i pandryshuar në shtetet e mbetura, përfshirë kryeqytetin e vendit, Uashington.

Në nivel kombëtar, papunësia ka rënë në shifrën 8,8 përqind në muajin mars, niveli më i ulët në dy vitet e fundit.

Analistët thonë se shifrat e papunësisë tregojnë se tregu i punës në vend po forcohet dhe është rritur besimi i punëdhënësve ndaj rimëkëmbjes ekonomike, duke bërë që ata të rrisin numrin e punonjësve.

Por tregu i shitjes së shtëpive në Shtetet e Bashkuara ende po shoqërohet me probleme.

Sipas qeverisë numri i shtëpive të ndërtuara është rritur 7 përqind më shumë se sa muajin e mëparshëm, duke arritur shifrën vjetore prej 540 mijë shtëpive të reja.

Por ritmi i ndërtimit të shtëpive të reja është shumë më i ulët se 1,2 milionë shtëpi në vitë që ekonomistët është e nevojshme për një rritje të  qëndrueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)