15 Maj 2024

SHBA mbështet zhvillimin ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 29 gusht - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka deklaruar se ka marrë mbështetjen e pakursyer nga ambasadorja e SHBA-së në Prishtinë që në të gjitha sektorët që mbulon MZHE do të ketë një angazhim maksimal në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Këto komente Beqaj i bëri pas takimit njohës me ambasadoren e SHBA-së në Prishtinë Tracey Jacobson me të cilën ka diskutuar për përkrahjen politike dhe ekonomike që SHBA-të i kanë bërë Kosovës në vitet më të rëndësishme të shtetformimit, por edhe tani ku vendi ka hyrë në fazën e rëndësishme të zhvillimit të agjendës për të krijuar një jetë më të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë një angazhim maksimal.

Beqaj tha se e ka njoftuar diplomaten amerikane për projektet që janë duke u bërë në energji, procesin privatizimit të distribucionit, TC Kosova B,  TC Kosovën e Re dhe investimet e tjera, që janë paraparë në energjinë e ripërtëritshme.

“E njoftova për konferencën e donatorëve  e cila do të mbahet në nëntor në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe KE. E njoftova gjithashtu për procesin e privatizimit të PTK-së, një proces deri më tash mjaft i suksesshëm, ku kemi një angazhim serioz të kompanive botërore”, tha Beqaj.

Ministri tha se pjesë e bisedës ishin edhe sistemi dhe puna e cila është duke e bërë për ringjallur sektorin e minierave, një sektor jashtëzakonisht i rëndësishëm që ka potencial në krijimin e vendeve të reja të punës.

“Biseduam gjithashtu për ndërmarrjet publike dhe nevojën e ristrukturimit, të ngritjes së kapaciteteve të këtyre ndërmarrjeve, të cilat në parim do të përmirësojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë  jetën e qytetarëve”, tha Beqaj duke shtuar se ka marrë përkrahjen e pakursyer  të ambasadores që në të gjitha këta sektorë do të ketë një angazhim maksimal të tyre, të USAID-it dhe të ekspertëve të cilët mund të angazhohen ndërkohë.    

Nga ana e saj, ambasadorja Tracey Jacobson konfirmoi se në këtë takim ka pasur rastin që nga ministri Beqaj që të njihem me projektet e ministrisë, për fushat të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës duke përfshirë energjinë.

Ajo është shprehur e kënaqur për rolin e Qeverisë amerikane dhe të USAID-it, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike në projektet konkrete, ndërsa ka vlerësuar fokusin e MZHE-së dhe Qeverisë në procesin e privatizimit, i cili po zhvillohet konform standardeve ndërkombëtare dhe transparencë të plotë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)