24 Prill 2024

SHBA mbështet Kosovën në zhvillimin ekonomik

Washington, 11 tetor - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, gjatë qëndrimit në Uashington ka pasur takime në Departamentin e Shtetit Amerikan, ku u takua me Thomas Countryman, zv. ndihmës Sekretar në Byronë për Çështje Evropiane si dhe me Don Rosenblone, Koordinator i Mbështetjes Amerikane për Evropë dhe Euro Azi.

Temë e këtij takimi ishte përkrahja politike e SHBA-ve në proceset kruciale, nëpër të cilat po kalon Kosova si dhe mbështetja e Kosovës në realizimin e projekteve kyçe për zhvillimin ekonomik siç janë: projektet e telekomunikacionit, energjisë  si dhe anëtarësimi i Kosovës në Institucionet Financiare Ndërkombëtare.

Ministri Shala gjatë takimit  me Contryman edhe njëherë mori konfirmimin nga ai për  mbështetjen e SHBA-së në proceset politike, të cilat pritet të ndodhin në të ardhmen, si dhe u sigurua se SHBA-të do ta mbështesin Kosovën në të gjitha fushat duke përfshirë projektet kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Gjithashtu, Contryman u përqendrua në rëndësinë e realizimit me sukses të projektit për privatizimin e PTK-së si dhe siguroj Qeverinë e Kosovës që së bashku me Bankën Botërore do të angazhohen në realizimin e suksesshëm të projektit për gjenerim të energjisë elektrike (Kosova e Re).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)