04 Maj 2024

SHBA: Jemi ende ekonomia me e fuqishme në botë

Washington, 21 prill - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas njoftimit të agjencisë ndërkombëtare të klasifikimit të kredive, Standard & Poor's se e ka ndryshuar notën e kredisë amerikane nga 'konstante' në 'negative', publikuan një komunikatë në lidhje me këtë temë.

Departamenti i Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë deklaroi se "Amerika është ende ekonomia më e fuqishme në rang global".

Në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit thuhet: "Borxhet vazhdojnë të jenë problem. Po ashtu vijon edhe puna jonë për gjetjen e zgjidhjes. Besojmë se kemi ende ekonominë më të fuqishme në botë."

Edhe Sekretari i SHBA-ve për Thesarin, Timoti Gaidhnër theksoi se do ta zgjidhin problemin e deficitit buxhetor dhe se një marrëveshje mbi përdorimin e burimeve financiare do të arrihet së afërmi ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe senatorëve Republikanë.

Ndërsa Presidenti Barak Obama vuri në dukje që nëse deficiti buxhetor nuk merret nën kontroll, atëherë ekonomia do të pësojë dëme të mëdha.

Standard & Poor's pardje e ndryshoi perspektivën e notës së kredive afatgjata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga 'konstante' në 'negative', madje paralajmëroi që në rast se deficiti buxhetor nuk rregullohet, mund të thyhet edhe nota e kredisë.

Mirëpo këtë vit pritet që deficiti buxhetor i SHBA-ve të arrijë në 1,5 trilionë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)