03 Maj 2024

SHBA: Hapen 103 mijë vende të reja pune në muajin shtator

Washington, 8 tetore - Ekonomia amerikane hapi 103 mijë më tepër vende pune në muajin shtator, por kjo shifër është e vogël krahasuar me ritmin e lartë të papunësisë në Shtetetet e Bashkuara, prej 9,1 për qind.

Në raportin e publikuar sot nga Departamenti i Punës, thuhet se vendet e punës janë hapur kryesisht në sektorin privat dhe në veçanti, në shëndetësi.

Megjithatë, shifra e sotme është më e madhe nga sa ishte parashikuar nga ekonomistët dhe ajo përfshin 45 mijë punonjës të gjigandit të telekomunikacioneve Verizon, që u kthyen në punë pas një greve në muajin gusht.

Sipas raportit të Departamentit të Punës, 14 milionë amerikanë janë të papunë dhe 4 në 10 të papunë kanë më tepër se 6 muaj që e kanë humbur vendin e punës.

Presidenti Obama i ka kërkuar Kongresit që të miratojë ligjin e debatueshëm për krijimin e vendeve të punës, me vlerën e 447 miliardë dolalrëve, duke thënë se ai do të fuqizojë ekonominë amerikane, duke hapur vende të reja pune.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)