17 Maj 2024

SHBA dhuron pajisje për Doganën e Kosovës

Prishtinë, 5 korrik - Sot në Drejtorinë e Doganës së Republikës së Kosovës është mbajtur ceremoni solemne, ku përfaqësues të lartë të ambasadës amerikane kanë dhuruar pajisje për Doganën dhe Policinë kufitare të Kosovës.

Pajisjet e dhuruara nga Ambasada Amerikane nëpërmjet programit të tyre EXBS janë pajisje për kontrolle të specializuara si dhe pajisje tjera të cilat mundësojnë njësitet e doganës parandalimin e kontrabandës dhe mallrave ilegale.

Naim Huruglica Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës ka thënë se Qeveria amerikane në vazhdimësi është duke e ndihmuar doganën e Kosovës, ku deri tani përmes projektit EXBS ne kemi përfituar pajisje me vlerë afër 1 milion euro.

Këto pajisje sipas tij kanë ndihmuar që të dyfishohet numri i zbulimeve të mallrave të ndaluara.

\"Donacioni i sotëm edhe më tej do të lehtësoj punën e oficerëve tanë dhe do të vështirësoj punën e kontrabandistëve. Falenderojmë qeverinë amerikane për ndihmën e vazhdueshme”, tha me ketë rast Huruglica.

Ushtruesja e detyrës së zëvendës ambasadorit znj. Dana Brown ndër të tjera tha “Jam e lumtur sot të shënoj donacionin e radhës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne shpresojmë që pajisjet e reja do të ndihmojë zyrtarët e doganave dhe të kufijve të Kosovës  për të bërë punën e tyre në mënyrë efektive dhe të mirë”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)