16 Maj 2024

SHBA: 96 mijë vende të reja punë në muajin gusht

Washington, 8 shtator - Ekonomia amerikane, e cila vazhdon të jetë në vështirësi, krijoi vetëm 96 mijë vende pune muajin e kaluar, por niveli i papunësisë shënoi ulje, me sa duket se shumë amerikanë hoqën dorë nga përpjekjet për të kërkuar punë.

Sipas të dhënave të qeverisë, të bëra publike të premten, papunësia gjatë gushtit u ul në 8,1 për qind, nga 8,3 për qind në korrik. Ky është muaji i 43 radhazi, që papunësia qëndron mbi 8 përqind, një nivel ky i lartë për ekonominë amerikane.

Numri i vendeve të reja të punës në gusht ishte me i ulët se korriku, kur ekonomisë iu shtuan 141 mijë vende pune. Të dhënat e fundit nga papunësia, mund ta detyrojnë bankën qendrore të miratojë politika të reja monetare në takimin e javës së ardhshme për të nxitur ekonominë që po përpiqet të dalë nga kriza e viteve 2008 dhe 2009.

Drejtori i Bankës Qendrore, Ben Bernanake ka thënë në të kaluarën se mungesa e vendeve të punës, mund ta detyrojë bankën të marrë masa.

Gjendja e ekonomisë është në qendër të zgjedhjeve presidenciale të këtij viti. Kanë mbetur më pak se 9 javë  nga zgjedhjet e nëntorit. Të dy kandidatët, republikani Mitt Romney dhe demokrati Barak Obama, i kanë shfrytëzuar shifrat mujore të papunësisë si argumente në pretendimet e tyre respektive se cili është më i aftë të përmirësojë ekonominë e dobët.

Zoti Romney tha se shifrat e fundit tregojnë se presidenti Obama “nuk i ka mbajtur premtimet dhe se politikat e tij nuk kanë qënë të suksesshme”.  Kësshilltari ekonomik i presidentit Alan Krueger, u përgjigj duke thënë se vendet e reja të punës që po krijohen tregojnë se ekonomia po vazhdon të përmirësohet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)