30 Prill 2024

Shala: Mos shitja e PTK-së ndikon në të hyrat buxhetore

Prishtinë, 14 tetor - Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala tha se partitë politike duhet të gjejnë forcë dhe të mos ndikohen nga emocionet dhe ta miratojnë strategjinë për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe kredinë e Bankës Botërore.

“Unë jam  shumë i bindur se akterët politikë do të gjejnë forcë, për të mos lejuar që emocionet politike të ndikojnë në uljen e fokusit të tyre për të tejkaluar momentet politike dhe për të vendosur për të mirën e vendit”.

“Të gjitha mesazhet politike, madje edhe ato të nivelit botërorë, duke përfshirë edhe sekretaren e SHBA-ve Hillari Klinton, ishin shumë të qarta dhe posaçërisht lus deputet që të  tejkalojnë momentet emocionale... dhe të fokusohen për ata investitorë që janë mjaft të interesuar për të investuar në Kosovë dhe mund të humbet kredibiliteti  durimi për vendimmarrjes për privatizimin e PTK, sepse ka epshe të larta në regjion për t’i nxitur ata investitorë që të investojnë në vendet e tyre”, tha Shala. Shala tha se janë në gjendje t’i ulin edhe përqindjen e aksioneve të privatizuara nga 75 për qind në 67. “Jemi të gatshëm të bëjmë një kompromis eventualisht të ulim përqindjen e aksioneve nga 75 në 67 aq sa e përcakton mundësia”.

Shala tha  se largimi i këtyre investitorëve jep një pasqyrë jo të mirë  për Kosovën dhe programi për fondin Monetar Ndërkombëtar mund të rrezikohet .

Ai tha se edhe transparenca për privatizimin e PTK-së është e plotë dhe është në harmoni edhe me Bankën Botërore, USAID-in, komisionin evropian, dhe me të gjitha këshilltarët e transaksionit.

 “Natyrisht mos shitja e PTK, ndikon edhe në të hyrat buxhetore, që do të thotë se mund të ketë deficit buxhetor. Ne kemi planifikuar një të hyrë nga privatizimi prej 300 milionë euro për vitin e ardhshëm. Dhe çdo humbje e kësaj shifre eventuale shkakton edhe deficit buxhetor për çka bëhen edhe projektet zhvillimore. Natyrisht, edhe një skemë më të dobët të qëndrueshmërisë fiskale dhe ngadalëson zhvillimin ekonomik dhe projekte të tjera madhore për Kosovën”, tha ai.

Shala tha se edhe autostrada do të nderohet  dhe është çështje se me cilat instrumente është më mirë të përdoren për ndërtimin e autostradës. “Ne konsiderojmë se transferimi i një aseti në një aset është legjitimitet. Është e drejt legjitime e çdo shteti dhe kështu janë bërë edhe në vendet e zhvilluara. Ka alternativa te tjera për ndërtim, ose ti ngrisim taksat ose të marrim huat ose të transferojmë një aset dhe ne konsiderojmë se kjo është alternativa e mundshme”, tha Shala.