16 Maj 2024

Serish rritet papunësia në Greqi

Athinë, 10 gusht - Bëhet e ditur për rritjen e papunësisë në Greqi. Rusia Today njofton se papunësia në Greqi ka arritur shifrën 23 për qind.

Greqia nuk do mundet ta marrë këstin e ardhshëm të ndihmës prej 31.5 mld euro, para muajit tetor.

“Trojka do të rikthehet në Athinë në fillim të shtatorit dhe do të qëndrojë aty gjithë muajin”, thanë burime evropiane për AFP, duke shtuar se vlerësimi i Trojkës për ecurinë e reformave në Greqi, mund të përfundojë në tetor.

“Raporti i Trojkës mbi ecurinë e programit grek do të paraqitet në një takim të ministrave të financave të eurozonës më 8 tetor, që do të thotë se Greqia nuk do të marrë dozen e ndihmës prej 31 miliardë euro para kësaj date”, thonë burimet për AFP.

“Vlerësimi pozitiv për lëvrimin e transhit të 31.5 miliardë eurove nuk është i garantuar”, vuri në dukje burimi dhe theksoi se \"ka ende shumë punë për të bërë\". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)