05 Maj 2024

Serbia vendosi tatim për ekstra profit

Beograd, 26 nëntor - Ministria serbe e Financave përpilon kornizëligjore, me të cilën do të krijohet bazë për tatimimin e “formave tëdukshme të pasurisë”, siç janë prona dhe fitimi i madh.

Ligjet e reja më së shumti kanë të bëjnë me ata pasanikë, të cilët ndonëse punojnë në Serbi, si adresa të tyre të jetesës i kanë përmendur vendet e largëta ekzotike.

Ministrja serbe e Financave, Diana Dragutinoviq, lajmëroi se afër 15 për qind e kompanive, të cilat janë aktive në Serbi, kanë seli në ndonjë “of shor” destinim, me ç’rast nxjerrin fitim të konsiderueshëm nga Serbia pa e tatimuar.

Opinioni serb spekulon se këto ligje përgatiten, meqë tajkunët serbë nuk i janë kundërpërgjigjur thirrjes së presidentit Boris Tadiq për ta pastruar borxhin ndaj shtetit, në të cilin e kanë përfituar pasurinë e tyre.

Në Serbi zbatohet tatimimi linear, që do të thotë se baza tatimore është e njëjtë për të gjitha pagat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)