29 Prill 2024

Serbia shpreson të merr 1,4 miliardë dollarësh hua nga FMN

Beograd, 23 gusht - Zyrtarë të qeverisë serbe kanë nisur diskutimet me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, ndërsa kërkojnë një hua tjetër të gatshme në rast nevoje për vendin e tyre.

Kryeministri serb Mirko Cvetkovic u takua sot në Beograd me një delegacion të kryesuar nga Alber Jaeger. Të dy ranë dakort se një kufizim i rreptë i buxhetit dhe shkurtimi i shpenzimeve në të gjitha nivelet e qeverisjes janë të domosdoshme.

Serbia shpreson të arrijë një marrëveshje për një hua paraprake prej 1,4 miliardë dollarësh.

Delegacioni i FMN-së do të qëndrojë në Serbi deri në 30 gusht. Bisedimet do të përfshijnë rishikimin e buxhetit të vitit 2011 si dhe një projektbuxhet për vitin 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)