03 Maj 2024

Serbia paralajmëron masa të reja ekonomike

Beograd, 21 prill - Qeveria serbe muajin e ardhshëm do të duhej të miratojë tre masa të reja afatshkurte, me të cilat do të rritej punësimi, likuiditeti i ndërmarrjeve dhe disiplina gjatë regjistrimit të ndërmarrjeve të reja.

Sipas zëvendëskryeministres serbe, Verica Kallanoviq, me njërën prej masave punëdhënësit që do të hapin vende të punës, do të fitojnë lehtësime të caktuara tatimore në vitin e parë deri 50 për qind, në të dytin deri 40 për qind dhe në vitin e tretë deri në 20 për qind.

Likuiditeti i ndërmarrjeve do të rritet përmes vendosjes së afatit për pagesën e obligimeve të ndërmarrjeve dhe institucioneve shtetërore , shprehet Kallanoviq, duke shtuar se ky afat me siguri do të jetë 60 ditë.

Disiplina gjatë regjistrimit të ndërmarrjeve të reja do të ashpërsohet me vendosjen e regjistrit të personave të diskualifikuar, të cilët paraprakisht kanë falimentuar ndonjë ndërmarrje apo kanë lëshuar letra me vlerë pa mbulim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)