15 Maj 2024

Serbia kërkon bllokimin e mjeteve kosovare të privatizimit

Beograd, 13 shkurt - Serbia ka kërkuar bllokimin e 400 milionë eurove të privatizimit të ndërmarrjeve në Kosovë, ka bërë të ditur gazeta beogradase, Politika.

Kjo çështje, thuhet se është ngritur nga ministri i Punëve të Jashtme Vuk Jeremic, në kuadër të bisedimeve me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, pas seancës së Këshillit të Sigurimit.

“Ato para nuk guxojnë t`i marrin institucionet paralele në Prishtinë. Atje ekziston një organizatë që quhet Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe ajo këmbëngul se është trashëgimtare e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, që nuk është e saktë. Në emër të Serbisë kërkoj që të bllokohn ato mjete”, citohet të ketë thënë Jeremic.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)