01 Maj 2024

Serbia investon katër milionë euro në Kosovë

Beograd, 3 maj - Serbia do të investojë rreth katër milionë euro për infrastrukturën rrugore dhe ndërtimin e shtëpive në Kosovë.

Lajmi bëhet iditur nga drejtuesi i të ashtuquajturës Ministri për Kosovën në qeverinë serbe Goran Bogdanoviç një intervistë për gazetën “Politika”.

“Në ndërtim e 38 apartamente në Shtërpcë, Kamenicë, Prilluzhë dhe Zveçan. Këtë vit kemi ndërmend të ndërtojmë shtëpi për personat e shpërngulur, të kthyerit dhe rastet sociale, ndërsa për këtë vit gjithsej do të investojmë 450 milionë dinarë”, ka thënë Bogdanov.

Sipas fjalëve të tij, janë siguruar i 2,5 milionë euro nga IPA fondet e BE-së për ndërtimin e shtëpive në Kosovë.

Bogdanoviç ka bërë të ditur se vitin kaluar janë ndërtuar 120 apartamente dhe se këtë vit pjesë e mjeteve do të investohet pikërisht në jug të Ibrit. Ai ka përsëritur se ndarja e Kosovës nuk është zgjidhje, dhe se kjo temë është e vjetër 30 vjet që është intensifikuar ditët e fundit.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)