03 Maj 2024

Serbia dështon me regjistrimin më Kosovë

Beograd, 30 shtator - Regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare i Serbisë që fillon nesër, nuk do të bëhet edhe në Kosovë. Serbët e Kosovës nuk do të regjistrohen në këtë proces.

 

Lajmin e ka dhënë Radio Kim nga Mitrovica. Arsyeja lidhet me situatën e fundit të krijuar në veri.

Ljiljana Djordjevic, udhëheqëse e Komisionit të Regjistrimit në Serbi, i ka thënë këtij mediumi se edhe zyrtarisht, procesi i regjistrimit nuk do t’i përfshijë serbët e Kosovës.

“Ne nuk jemi në gjendje të kryejnë regjistrimin në Kosovë, proces që fillon nesër. Ministria për Kosovë dhe Metohi ishte përgjegjëse për organizimin. Jemi të përgatitur edhe me metodologji, por në këtë territor nuk ka kushte”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën, megjithëse nuk janë të informuar zyrtarisht, në një mënyrë e pranojnë këtë dështim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)