05 Maj 2024

Schauble po përgatitet për një falimentim të Greqisë

Berlin, 12 shtator - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, po përgatitet për një falimentin të Greqisë, pohon e përjavshmja gjermane "Der Spiegel".

Sipas gazetës, zyrtarë të ministrisë kanë përpunuar dy skenarë, në rastin e parë Greqia ruan euron, dhe në të dytin rifut në përdorim dhrahminë.

Sipas skenarëve të hartuar në Berlin, Fondi Europian i Stabilitetit Financiar (FESF) parashikohet të luajë një rol kyç.

Mendohet të propozohen linja kredish parandaluese për të qënë të gatshëm në ndihmën për Spanjën dhe Italinë, në rast se investitorët nuk do të duan të paguajnë më pas një dështimi të Greqisë.

Edhe bankat e shumë vendeve europiane do të kenë nevojë për ndihmat e Fondit.

Për momentin nuk ishte e mundur të merrej një konfirmim nga Ministria gjermane e Financave lidhur me këto deklarata të "Der Spiegel".
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)