06 Maj 2024

Schäuble: ekziston rreziku i falimentimit të Greqisë

Berlin, 9 qershor - Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble sipas njoftimeve në medie ka paralajmëruar ndaj rrezikut të falimentimit të Greqisë.

Nëse vendi anëtar i BE-së nuk merr mbështetje të mëtejshme financiare, kërcënon të ndodhë falimentimi i parë i pakontrolluar në eurozonë, thuhet në një letër të Schäubles nga e cila citojnë gazetat gjermane \"Süddeutsche Zeitung\" dhe \"Die Welt\".

Në letër Schäuble kërkon krahas një pakete të re ndihmë edhe një ristrukturim të borxhit të Greqisë me pjesëmarrje të kreditorëve privatë, thuhet më tej në artikujt e gazetave.

Vitin e kaluar Greqia mori një paketë ndihme prej 110 miliardë eurosh. Tani po diskutohet për një program të ri ndihme me një volum prej 65 deri 100 miliardë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)