12 Maj 2024

Schäuble: E shtrenjtë një dalje e mundshme e Greqisë nga euro

Berlin, 3 mars - Një dalje e Greqisë nga zona e euros do të ishte “shumë e shtrenjtë”, thotë Ministri gjerman i financave Wolfgang Schäuble në një video që flet me disa qytetarë.

Video u publikua të enjten nga zyra e tij, dhe në të zoti Schäuble thekson se “askush nuk mund të thotë se sa e shtrenjtë mund të jetë diçka e tillë” dhe shtoi se “kur një vend del jashtë eurozonës, borxhi i tij në radhë të parë mbetet në euro dhe duhet të shërbehet, përndryshe bankat që kanë kërkesa do të falimentojnë”.

Ministri gjerman vë në dukje gjithashtu se tregjet financiare kanë frikë se nëse një vend braktis zonën e euros, mund të ndikohen dhe vende të tjera të eurozonës me pasoja të paparashikueshme, duke shtuar se Greqia duhet të zgjidhë problemet e saj me mbështetjen e partnerëve evropianë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)