02 Maj 2024

Sarkozi: FMN mund të parandalojë kriza të reja

Paris, 19 shkurt - Presidenti francez Nikola Sarkozi u kërkoi të premten vendeve anëtare të G20, të mbledhur në Paris, bashkëpunim, duke u shprehur se Fondi Monetar Ndërkombëtar është i vetmi që mund të garantojë dhe në këtë mënyrë të parandalojë kriza të reja.

"Tensioni për t'u dhënë prioritet interesave kombëtare është i madh. Por, po jua them qartë, kjo do të ishte vdekja e G20-s", paralajmëroi presidenti francez, vendi i të cilit mban presidencën një vjeçare të radhës të këtij grupi të vendeve të industrializuara dhe në zhvillim.

"Një avantazh i G20-s, është koordinimi i politikave ekonomike. Nëse nuk bëjmë asgjë, çekuilibrat botërorë do të thellohen edhe më tepër", paralajmëroi ai pak përpara hapjes së këtij takimi të ministrave të Financave të G20-s, mbledhja e parë nën presidencën franceze.

Përpara Dominique Strauss-Kahn, drejtor i përgjithshëm i FMN-së në radhën e parë, përkrah Robert Zoellick, president i Bankës Botërore, Sarkozy u shpreh që vendet anëtare të G20 të mund të punojnë mbi rregulla loje në të gjtha fushat, gjë që supozon se FMN-ja i disponon mjetet dhe mundësitë për një mbikëqyrje më të mirë.

"Në qendër të propozimeve të presidencës franceze të G20-s, është ambicia për forcimin dhe rritjen e rolit të FMN-së që, sot më tepër se kurrë, duhet të jetë guri i themelit të bashkëpunimit monetar ndërkombëtar", theksoi ai.

Ai nënvizoi gjithashtu se krijimi i fuqive të reja ekonomike do të çonte "në mënyrë të pashmangshme në krijimin e monedhave të reja ndërkombëtare", duke iu rikthyer njërit prej prioriteteve të kësaj presidence franceze, reforma e sistemit monetar ndërkombëtar.

"Tranzicioni aktual mund të jetë një faktor paqëndrueshmërie", theksoi ai.

Kështu Sarkozy e përcaktoi si një "rrezik" paqëndrueshmërinë aktuale të vlerave të këmbimimit dhe të lëvizjes së kapitaleve.

Në këtë pikë, ai shprehu kënaqësinë që qeveria kineze ka pranuar të organizojë në fund të marsit në Shenzhen, në jug të Kinës, një seminar "për fillimin e reflektimit rreth çështjes".

Dhe në fund presidenti francez propozoi që disa vende të G20-s "të bëjnë hapa përpara" në vënien në zbatim të një takse mbi transaksionet financiare për të financuar zhvillimin, ndërsa disa të tjera të vazhdojnë "reflektimin".

Duke kujtuar se Franca është për një taksë "shumë të vogël" mbi transaksionet financiare për financimin e ndihmës për zhvillimin, Sarkozy theksoi se ajo është "e drejtë, e dobishme dhe e efektshme"

Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të G20, të cilët mblidhen sot në mbrëmje dhe nesër në Paris, janë të ftuar të bien dakord, ndër të tjera, lidhur me një tërësi treguesish që mendohet të bëjnë të mundur një kontroll më të mirë të çekuilibrave ekonomikë botërorë, shkaktarë të krizave.

Megjithatë, punimet duket se do të jenë të frytshme përballë ngurrimeve të disa vendeve në zhvillim, ndër të cilët Brazili, për të pranuar disa tregues të propozuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)