04 Maj 2024

Samiti i G-7 për financat pa marrëveshje të vërtetë

Marsejë, 11 shtator - Shtatë vendet kryesore të industrializuara, synojnë të forcojnë ekonominë globale. Por ministrat e tyre të financave dhe shefat e bankave qendrore nuk arritën marrëveshje konkrete.

Diplomacia nganjëherë është një enë e madhe me bojë, me të cilën mund të bësh gjithçka me ngjyra.

Në takimin e vendeve të G-7, \"një rregull i përbashkët gjuhe\" duhet t\'i japë ngjyrë sallave të bursave, ku aktualisht domonin ngjyra gri. Pasi, ndërkohë që ministrat e financave dhe shefat e bankave qendrore të G-7 këshilloheshin në Marsejë, bursat përreth globit hynë në fundjavë me rënie të forta kursesh.

Politikanët në takim ranë dakord për gjashtë pika të cilat përmbledhin pozicionet e ndryshme të SHBA-së dhe Evropës. Si doqoftë më shumë nga sa ishte planifikuar fillimisht, thotë ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble:

„Nëse do të kishte vetëm harmoni, atëherë nuk do të kishim një këmbim vërtet të hapur mendimesh. Kuptimi i takimeve të tilla është të këmbejmë shumë hapur, në kontekst informal mendimet. Kjo mendoj se është arritur në një masë, që nuk ndeshet në të gjitha takimet e këtij lloji. Por ato nuk janë për publikun.\"

Opinioni publik para takimit priste polemika për shkak të deklaratave shumë të ndryshme: SHBA duan të investojnë në një program gjigant për stimulimin e ekonomisë, ndërkohë që para së gjithash Gjermania nuk do të paguajë më për nxitjen e rritjes ekonomike, por kërkon të shlyejë borxhet. Për presidentin e Bankës Federale gjermane, Jens Weidmann, ndihma për ekonominë, të paktën në Gjermani, sot nuk është më e nevojshme:

„Unë mendoj se pesimizmi për ecurinë e ekonomisë, i cili po përhapet aktualisht, është i tepruar. Rimëkëmbja ekonomike vërtet është frenuar, por vazhdon, dhe nuk është ndërprerë. Pra aktualisht nuk ka asnjë arsye, që të flitet për programe stimuluese për ekonominë.“

Në gjuhën e përbashkët të ministrave të financave, tani lëvdohet qoftë angazhimi i SHBA-së, e cila shtyn në një kohë të pacaktuar reduktimin e borxheve, qoftë vendimet për ndihmën për Greqinë dhe mbështetjen e euros, si hapa drejt stabilizimit.

A mjafton kjo për të qetësuar bursat javët e ardhshme? Edhe ministri gjerman i Financave Schäuble i vlerësoi të premten në mbrëmje humbjet në tregjet e kapitalit dhe të valutave, si reagim ndaj dorëheqjes së kryeekonomistit të Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Jürgen Stark:

„Kështu janë mediet, dhe kështu janë tregjet. Në periudhë afatshkurtër shkaktohet shqetësim i madh. Por në periudhë afatmesme janë me rëndësi marrëveshjet që kemi arritur dhe politika që bëjmë.\"

Schäuble theksoi se kursi i qartë i orientuar drejt stabilitetit, që kryeekonomisti Stark ndiqte në ECB, do të vazhdojë.

Ministrat e Financave të G-7,vazhduan takimin të shtunën (10.9.) me përfaqësues arabë dhe afrikanë, për t\'u konsultuar se si mund t\'i mbështesin qeveritë e reja demokratike në bregun perëndimor të Mesdheut. 

Në takim marrin pjesë Egjipti dhe Tunizia, por edhe Këshilli Kalimtar libian. Siç u bë e ditur, shtetet reformatore arabe mund të presin ndihma të tjera miliardëshe në përpjekjet e tyre për transformime demokratike. Institutet financiare ndërkombëtare do të japin gjithsej 38 miliardë dollarë për Egjiptin, Tunizinë, Jordaninë dhe Marokun.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)