19 Prill 2024

RZB dhe Raiffeisen International, bashkim të planifikuar

Vjenë, 20 prill  – Bordi Menaxhues i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) dhe ai i Raiffeisen International Bank-Holding AG (RI) vendosën për të paraqitur tek aksionarët , bashkimin e pjesëve të operacioneve bankare të RZB me RI, ashtu që të miratojnë vendimin. Sipas këtyre vendimeve, njësit e biznesit të RZB që do të përfshihen në bashkim fillimisht do të ndahen nga RZB në një degë tërësisht në pronësi, e cila më pas do të bashkohet menjëherë në RI. RI, e cila në të ardhmen do të quhet Raiffeisenbank International AG, do të marrë licencën për veprimtari bankare në austri, si rezultat i bashkimit, po ashtu do të vazhdojnë të jetë e listuar në bursë.

Transaksioni nuk përfshin funksionet e RZB si institucion qendror i Grupit Bankar Raiffeisen të Austrisë, si dhe njësit të biznesit dhe kapitalin pjesëmarrës të mbajtura nga RZB

Vlerësimi i vendosur për entitetet të cilat do të bashkohen janë konfirmuar nga ndërmarrjet përkatëse për vlerësimi të kryer nga Deloitte GmbH Audit Wirtschaftsprüfungs (Deloitte) dhe BDO Austria GmbH (BDO) respektivisht.
Bazuar në këto shifra, menaxhimenti pret që pjesa e aksioneve të RI që janë të lira për blerje të jenë në mes 21,2 dhe 22,0 për qind (më parë 27,2 për qind, në të gjitha rastet duke përfshirë edhe aksionet e thesarit), pasi të jetë kryer transaksioni. Sipas këtyre vlerësimeve, të ardhurat për aksion 2009 të aksionarëve të mëparshëm të RI në bazë të një llogaritje pro forma do të rritet për shkak të bashkimit, në mënyrë efektive nga EUR 0,99 në EUR 1,50 në1,55 për aksion.

Firmat e lartpërmendura të auditimit janë angazhuar nga Bordet Menaxhues të RZB (BDO) dhe RI (Deloitte) për të kryer vlerësime të bazuar në metodën e zbritjes të të ardhurave në pajtim me standardet ndërkombëtare të vlerësimit. Sipas ligjit austriak të bashkimit, përshtatshmëria e raportit të këmbimit e cila ende nuk është përfunduar,  do të konfirmohet nga një gjykatë e pavarur për të emëruar auditorin e bashkimit.

"Fakti që ne po publikojmë efektet e vlerësimit në këtë kohë thekson se sa ne jemi të angazhuar për të siguruar nivelin më të lartë të mundshëm të transparencës. Së bashku me një proces vlerësimi të bazuar në udhëzime shumë të sakta dhe të pranuar ndërkombëtarisht, kjo qasje duhet të forcojë më tej besimin që tregjet e kapitalit kanë në Raiffeisen, "tha Walter Rothensteiner, kryetar i Bordit Menaxhues të RZB dhe Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të RI.

Menaxhimenti do të vazhdoj punën edhe pasi që bashkimi të ketë përfunduar. Bordi drejtues i Raiffeisenbank International AG do të përbëhet siç vijon: Herbert Stepic (Drejtor i përgjithshëm), Karl Sevelda (Zv / Drejtori i Përgjithshëm, Corporate Banking), Martin Grüll (drejtor financiar), Johann Strobl (Cro), Aris Bogdaneris (Retail Banking), Patrick Butler (tregjet globale), Peter Lennkh (Menaxhimi i Rrjetit), dhe Wiedner Heinz (Drejtor i operacioneve). Walter Rothensteiner do të jetë kryetari i Bordit Mbikëqyrës të Raiffeisenbank International AG.

"Ne jemi të bindur se ne jemi duke marrë këtë hap, drejt bashkimit,  në kohën e duhur dhe se ky bashkim do të na përgatisë edhe më mirë për të përmbushur sfidat dhe hap mundësi të cilat mban e ardhmja. Ne jemi duke krijuar një bankë që ka një orientim të fortë drejt tregjeve në zhvillim,  me një fokus të qartë në Evropën Qendrore dhe Lindore, e cila është jashtëzakonisht mire e vendosur në segmentin e për korporata në Austri, dhe se do të vazhdojnë të përfitojnë nga forca e aksionarit të saj kryesor, "shtoi Herbert Stepic , Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen International dhe Zëvendëskryetari i Bordit Drejtues të RZB.

Rezultatet financiare të RZB dhe RI për tremujorin e parë do të publikohen më 30 Maj 2010. Mbledhja e rregull vjetore në RI, në të cilën ndër të tjera votohet për bashkim, është planifikuar të mbahet më 8 korrik 2010. Dokumentet e duhura për votim janë planifikuar gjithashtu të bëhen publike nga  data 30 maj 2010.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)