14 Maj 2024

RWI vëren ngritje të Produktit të Brendshëm Bruto për Gjermaninë

Berlin, 23 mars - Instituti ekonomik, "RWI" ka vërejtur në ngritje parashikimin e tij për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto, PBB, për Gjermaninë, i dyti, në më pak se një javë dhe Ministri i Financave ka treguar gjithashtu besim.

"Perspektivat pak më të favorshme për ekonominë botërore dhe një ulje e lehtë e tregjeve të kapitaleve na kanë çuar për të rritur parashikimin tonë për vitin 2012", deklaroi instituti "RWI", me seli në Essen, në perëndim të vendit në një komunikatë.

Në dhjetor, instituti "RWI" kishte njoftuar për një rritje të pritshme prej 0,6 për qind në vitin 2012.

"Qeveria gjermane shpreson për një rritje prej 0,7 për qind, pas tre për qind vitin e kaluar. Por, është një parashikim i matur", deklaroi në një konferencë shtypi për buxhetin, ministri i Financave, Wolfgang Schäuble, duke shtuar se "në të kaluarën kemi qenë gjithmonë të kujdesshëm me hipotezat dhe shifrat kanë dalë më të larta".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)