05 Maj 2024

Rusia zvogëlonë pjesëmarrjen e dollarit në rezervat e veta

Moskë, 1 korrik - Banka qendrore ruse me siguri do ta zvogëlojë pjesëmarrjen e dollarit amerikan në rezervat e veta ndërkombëtare, lajmëroi njëri nga ndihmësit e Kremlinit, Arkadij Dvorkoviç.

“Ky është prerogativ i Bankës Qendrore, por pres që trendi i zvogëlimit të investimeve në dollarë të vazhdojë”, tha Dvorkoviçi dhe shtoi se, megjithatë, rregullatori monetar rus nuk planifikon që këtë pjesëmarrje ta zëvendësojë me euro.

Banka Qendrore ruse rregullisht e diversifikon strukturën e rezervave të veta ndërkombëtare, e cila më 17 qershor arrin 520 miliardë dollarë. Këtë vjeshtë Banka qendrore ruse planifikon që rezervave të veta t’ia shtojë edhe dollarin australian.

Drejtori i Bankës së Rusisë, Sergej Ignjatev në maj deklaroi se rezervat ndërkombëtare të Rusisë përbëhen prej dollarëve amerikanë (47 për qind), euro (41 për qind), paund britanik (nëntë për qind), jenë japonezë (dy për qind) dhe dollarë kanadezë (një për qind)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)