07 Maj 2024

Rusia gati të ndihmojë vendet e eurozonës

Moskë, 28 tetor - Pas Kinës edhe Rusia ka shprehur gadishmërinë për të mbështetur vendet e eurozonës, por vetëm nëpërmjet Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Këshilltari ekonomik i Kremlinit, Arkadi Dvorkoviç, deklaroi kështu në një intervistë për radion ”Golos Rossii”.

“Për ne do të ishte e preferueshme që Rusia të merrte pjesë në mekanizmat e stabilizimit nëpërmjet Fondit Monetar Ndërkombëtar, në të cilin ne do të këmbëngulim ”, tha shprehimisht ai.

Ai theksoi gjithashtu se Moska nuk ka si qëllim të blejë detyrimet e borxheve të disa vendeve.

Rusia i ka të gjitha shanset për arritjen e rritjes ekonomike deri në 6% në vit. FMN-ja parashikon gjithashtu rritjen e PBB-së së Rusisë në vitin 2011 deri në 4.3%.

Inflacioni në Rusi mund të stabilizohet në një perspektivë afat-mesme në nivelin 3-4% në vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)