05 Maj 2024

Rusia drejt krijimit të qendrës ndërkombëtare financiare

Moskë, 19 prill - Rusia është në gjysmë rrugë drejt krijimit të qendrës ndërkombëtare financiare në Moskë, deklaroi sot presidenti rus Dimitri Medvedev.

“Deri tani, ende jemi në fazën organizative të krijimit të qendrës ndërkombëtare financiare, me ç’rast jemi duke i miratuar ligjet e nevojshme dhe po tentojmë ta përmirësojmë klimën investuese dhe ta sendërtojmë infrastrukturën”, theksoi Medvedevi.

Medevevi për herë të parë e paralajmëroi këtë projekt në Forumin e 12-të ndërkombëtar ekonomik në Sankt Petersburg në vitin 2008, me ç’rast theksoi se qëllimi themelor i këtij projekti është që rubla ruse të bëhet valutë udhëheqëse në rajon.

Me këtë, konsideron presidenti rus, qendra nuk do të ishte vetëm bërthamë e sistemit financiar ru, por edhe nxitje për zhvillimin e tregjeve financiare në tërë rajonin post-sovjetik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)