29 Prill 2024

Rusia do të bëhet pjesë e pesë ekonomive të para të botës

Moskë, 17 qershor - Kryeministri rus Vlladimir Putin deklaroi se për vendin e tij ka vendosur një plan ambicioz për dhjetë vite Rusia të bëhet pjesë e pesë ekonomive të para të botës.

“Parashtruam një qëllim ambicioz për dekadën e ardhshme që do të duhej ta bënte Rusinë një nga pesë ekonomitë më të mëdha botërore”, deklaroi Putini në Gjenevë në kuvendin e 100-të të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).

Sipas kryeministrit Putin, është planifikuar që BPV-ja ruse prej 19.700 dollarëve për kokë banori të rritet në 35 mijë dollarë apo rreth 24.400 euro.

Që të realizohet kjo, Rusia doemos duhet t’i dyfishojë në 35 mijë dollarë apo rreth 24.400 euro. Për ta realizuar këtë, Rusia doemos duhet t’i dyfishojë produktivitetin dhe vendet e punës në sektorët e teknologjive të reja.

“Ekonomia ruse nuk do të duhej të ketë vende të padobishme të punës, por t’i eliminojë ato”, deklaroi Putini, duke shtuar se Rusia ende i ndjen pasojat nga kriza globale financiare dhe ekonomike. Ai pret që vendi i tij të shërohet nga kriza deri në fund të këtij viti.

Banka Botërore më 8 qershor paralajmëroi se Rusia që nga ardhja në pushtet në vitin 2000, nuk ka arritur ta diversifikojë dhe modernizojë eksportin e vet, si dhe do ta humbë garën me ekonomitë tjera në zhvillim nëse nuk e zvogëlon pjesëmarrjen e shtetit në ekonominë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)