06 Maj 2024

Rumania konfirmon daljen nga recesioni

Bukuresht, 14 maj - Ekonomia rumune ka registruar një rritje me 0,6 për qind në tremujorin e parë 2011 në raport me tremujorin paraardhës duke konfirmuar daljen e vendit nga recesioni, sipas vlerësimeve të para publikuara sot nga Instituti Kombëtar i Statistikave (INS).

Prodhimi i Brendshëm Bruto në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2010 regjistroi një rritje me 1,6 për qind sipas të dhënave bruto dhe 0,3 për qind sipas të dhënave të korigjuara nga variaconet sezonale.

Ekonomia kishte regjistruar tremujorin e fundit 2010 një progresion të lehtë në raport me tremujorin paraardhës.

Sipas analistëve, rritja ekonomike ka ardhur nga prodhimi industrial që është rritur me 10 për qind dhe nga eksportet me 39,4 për qind.

Për gjithë vitin 2011, qeveria dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi një rritje me 1,5 për qind.

Kjo rritje do të vijojë edhe në 2012 dhe mund të arrijë deri në 3,5-4,0 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)