16 Maj 2024

Rukiqi: Vetëvendosje me e-mail kërcënoi pesë konsorciume

Prishtinë, 6 shtator - “Janë e-maila që janë dërguar nga një subjekt politik në Kosovë, “Vetëvendosje”. Po të ishte ndonjë subjekt jashtë sistemit, nuk do të ishte shqetësuese, por bëhet fjalë për një subjekt parlamentar”, tha Rukiqi.

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë kundërshtojnë ashpër shantazhet dhe kërcënimet ndaj investitorëve potencialë të vendit, duke i cilësuar të papranueshme dhe të patolerueshme.

Këtë qëndrim e shprehën drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Aleancës Kosovare të Biznesit, në një konferencë të përbashkët për media në Prishtinë,.

Asociacionet e biznesit në Kosovë mbështesin procesin e privatizimit në Kosovë, duke vlerësuar se privatizimi i tyre ndikon në tërheqjen e më shumë fondeve, përmirësimin e menaxhimit, por edhe tërheqjen e investitorëve të huaj.

Por, përfaqësues të këtyre asociacioneve kundërshtojnë kërcënimet ndaj investitorëve potencialë. Sekretari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, tha se përmes e-maileve janë kërcënuar pesë konsorciumet ndërkombëtarë që janë të interesuara për të investuar në PTK.

“Janë e-maila që janë dërguar nga një subjekt politik në Kosovë, “Vetëvendosje”. Po të ishte ndonjë subjekt jashtë sistemit, nuk do të ishte shqetësuese, por bëhet fjalë për një subjekt parlamentar”, tha Rukiqi.

Kërcënimet e askujt nuk lejohen dhe nuk tolerohen, tha kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se sektori privat e ka barrën më të madhe edhe sa i përket punësimit, që sipas statistikave zyrtare sillet rreth 40 për qind.

Komuniteti i biznesit thekson se roli për krijimin e kushteve më të mira për të bërë biznes, dhe tërheqja e investigimeve të huaja i takon institucioneve përgjegjëse, por, njëkohësisht edhe akterëve tjerë të shoqërisë.

Prandaj, bëri thirrje për rol konstruktiv dhe bashkëpunues, dhe që të shmangin përdorimin e fakteve jo të vërteta, apo gjysmë të vërteta, të cilat frikësojnë publikun dhe investitorët potencialë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)