16 Maj 2024

Rritje e ndjeshme e borxhit japonez

Tokio, 5 qershor - Deri në fund të vitit të kaluar, Kina zotëronte 230.5 miliardë dollarë amerikanënga borxhi shtetëror i Japonisë, shifër kjo 71 % më e madhe në krahasim me vitin 2010.

Lajmi u bë i ditur të hënën nga gazeta japoneze \"Nihon Keizai Shimbun\".

Sipas gazetës, e cila u referohet të dhënave statistikore të Ministrisë së Financave dhe të bankës qendrore të Japonisë, deri në fund të vitit të kaluar vendet aziatike zotëronin mbi 30 % të borxhit shtetëror japonez, duke u renditur vetëm pas vendeve evropiane.

Në vitin 2010 Kina u bë mbajtësja më e madhe e borxhit japonez, duke kaluar ShBA-në dhe Britaninë.

Lidhur me këtë, analistët vunë në dukje se, me thellimin e bashkëpunimit ekonomiko-financiar midis Kinës dhe Japonisë, të dyja vendet mund të rrisin përpjesëtimet e zotërimit të borxhit të njëri-tjetrit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)