Rritja ekonomike në Kinë shënon rënie të lehtë

Pekin, 16 korrik - Rritja  e shpejtë ekonomike në Kinë është ngadalësuar pak. 
Sipas zyrës së statistikave në Pekin, ekonomia e këtij vendi, e treta për nga madhësia në botë, në tremujorin e dytë të këtij viti u rrit në 10,3 për qind. 
Në tremujorin e parë  kishte një rritje prej 11,9 për qind. 
Ngadalësimi ka ardhur si pasojë e përfundimit të programeve konjukturore dhe të kthimit mbrapsht të masave të qeverisë kundër bumit të kredive. 














