28 Prill 2024

Rritja ekonomike në Evropë do të jetë 4,3 për qind

Washington, 22 shtator - Rritja ekonomike në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2011 do të jetë 4,3 për qind, parashikoi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

\"Jashtë eurozonës shumë ekonomi të EJL-së po përjetojnë hov shumë të fuqishëm, pasi ranë në recesion të thellë\", theksoi FMN në parashikimet e publikuara të martën.

\'\'Problemet në eurozonë megjithatë do të munden ta errësojnë këtë perspektivë\'\', paralajmëron fondi.

Turqia dhe Lituania do të shënojnë rritje ekonomike, respektivisht 6,6 për qind dhe gjashtë për qind.

\'\'Bullgaria dhe Serbia pritet të arrijnë një rritje ekonomike prej 2,5 dhe dy për qind, ndërsa më pas tre për qind për vitin 2012\'\', shton fondi.

Rumania dhe Kroacia, PBB-ja e së cilave u ul 1,3 dhe 1,2 për qind në vitin 2010, do të shënojë rritje për 1,5 dhe 0,8 për qind, ndërsa më pas në vitin 2012 përkatësisht në 3,5 dhe 1,8 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)