18 Prill 2024

Rritja e tatimit mbi pronën e paluajtshme, barrë shtesë për bizneset

Prishtinë, 25 maj - Rritja e tatimit në pronë deri në 300%, pengimi i investimeve të reja, rritja e barrës financiare për bizneset, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, rënia e aktivitetit ekonomik, humbja e vendeve të punës si dhe moskrijimi i një klime adekuate të të bërit biznes ishin disa nga Ò«ështjet kryesore të cilat u trajtuan sot në kuadër të konferencës për media të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.

Sipas analizës së bërë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë Sekretari i Bordit Shyqiri Bytyqi ka thënë se një biznes i cili aktualisht në Kosovë mund të ketë një metrazh rreth 60.000m², ku në kryeqytet tatimi në pronë është rreth 200 mijë euro me miratimin e kështu siç është të Propozim-Ligjit për Plotësim/Ndryshimin e Tatimit në Pronë do të ketë një rritje të barrës të tatimit në pronë në 700 mijë euro, pra rreth 300 % ka rritje të menjëhershme vetëm me futjen e shkallës progresive pa e futur edhe mundësinë e rritjes së vlerës së asetit.

Kryetari i Dhomës Skënder Krasniqi, gjatë kësaj konference shprehu shqetësimin lidhur me mungesën e bashkëpunimit të mjaftushëm me institucionet e Kosovës lidhur me gjendjen jo të mirë të bizneseve në vend si dhe nevojën e jashtëzakonshme të diskutimit lidhur me plotësim ndryshimet e ligjeve të cilat atakojnë direkt bizneset.

Tutje, Sekretari i Dhomës së Tregtisë Shyqiri Bytyqi, ka veçuar se rritja e tatimit në pronë është një barrë e rëndë që do të ndikojë shumë negativisht tek bizneset, ku investimet e planifikuara do të fillojnë të ndërprehen si dhe do të ketë rrezik të shkurtimit të vendeve të punës e poashtu edhe rrezik për falimentim të bizneseve.

Andaj, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë konsideron se është e nevojshme reagimi me kohë që derisa Projektligji është akoma në Parlament i’u bëjmë ftesë deputetëve që ta shqyrtojnë më me kujdeshmëri këtë Plotësim/Ndryshim të Ligjit dhe mos të dëmtohet bizneset, meqenëse aktualisht me këto shkallë tatimore dëmtimi më i madh do të jetë për bizneset e mëdha.

Duke u dëmtuar bizneset padyshim se do të dëmtohet edhe zhvillimi ekonomik i vendit dhe do të dëmtohet edhe buxheti i Kosovës sepse barra kryesore për mbushjen e buxhetit të Kosovës e mbajnë bizneset e mëdha dhe nëse ne kemi synim t’i dëmtojm bizneset e mëdha padyshim se do të ketë edhe dëmtim të vetë-buxhetit.

Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë Arsim Selmonmusaj veçoi se një pjesë e madhe e të rinjëve kanë ikur nga Kosova dhe nëse vetëm vazhdohet me politika të tilla fiskale atëherë edhe bizneset do të fillojnë të shqyrtojnë mundësitë e tjera dhe të largohen drejt një ambienti më të favorshëm për të bërit biznes.

Si Dhomë e Tregtisë Dhe Industrisë Kosovë edhe në kohën kur është draftu Propozim-Ligji për Plotësim/Ndryshimin e Tatimit në Pronë, nuk kemi pasur mundësi që të kemi një bashkëpunim me institucionet relevante dhe t’i diskutojmë problemet paraprakisht para se të vendosen në draft-ligj.

Kjo konferencë për media u mbajtë nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë Skënder Krasniqi, Nënkryetari Arsim Selmonmusaj dhe Sekretari Shyqiri B

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)