13 Maj 2024

Rritja e ekonomisë kineze, nën presionin e uljes

Pekin, 23 mars - Lidhur me gjendjen ekonomike të Kinës, Yu Bin nga Qendra Kërkimore pranë Këshillit të Shtetit të Kinës bëri të enjten një analizë se sivjet, ritmi i rritjes së ekonomisë kineze ka mundësi të ulet në mënyrë modeste.

Ai shtoi se duhet të forcohet elasticiteti dhe fleksibiliteti për zgjidhjen e rreziqeve të mundshme si dhe për të përballuar rrezikun ekstrem.

Megjithëse kontrolli i inflacionit është proces pak i vështirë, mund të përjashtohet mundësia e rritjes së madhe dhe të vazhdueshme të çmimeve të mallrave si dhe mund të arrihet objektivi i mbajtjes së CPI-së në nivelin 4 për qind.

Po të enjten, Yu Bin mori pjesë në një konferencë shtypi të organizuar nga Zyra Informative e Këshillit të Shtetit të Kinës. Ndër të tjera, ai tha se rritja e ekonomisë së Kinës po përballon presionin e uljes dhe kjo gjë është ndikuar nga faktorë të ndryshëm.

\"Është ngadalësuar rimëkëmbja e ekonomisë botërore dhe për pasojë ka rënë kërkesa e jashtme. Tregu i pasurive të paluajtshme i Kinës ka hyrë në fazën e rregullimit dhe të gjitha këto kanë ndikuar në rritjen e investimeve dhe të konsumit. Pas rritjes së shpejtë të ekonomisë gjatë më shumë se 30 vjetëve të fundit, kanë ndodhur ndryshime në bazën ekonomike të Kinës. \"

Yu Bin analizoi se qeveria kineze ka miratuar një sërë masash për kontrollin e çmimeve të banesave për të parandaluar flluskat në pasuritë e patundshme.

Kjo ka mundësi të shkaktojë ndikime negative në qarkullimin dhe rritjen ekonomike për një kohë afatshkurtër. Por, tha ai, kjo është në dobi të zhvillimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm të ekonomisë së Kinës.

\"Politika fiskale dhe monetare duhet të jenë në dobi të parandalimit të tronditjeve të mëdha në ekonomi, duhet të forcohet elasticiteti dhe fleksibiliteti për zgjidhjen e rreziqeve të ndryshme dhe mbi të gjitha të merren masa për të përballuar rrezikun ekstrem.\"

Këtë vit, për shkak të luhatjeve të forta të cmimeve në tregjet ndërkombëtare të naftës, qeveria kineze ka ngritur dy herë çmimin e naftës, çmim ky rekord në histori.

Yu Bin është i mendimit se me rritjen e madhe të vëllimit të përgjithshëm të ekonomisë kineze, luhatja e çmimeve në tregun ndërkombëtar për naftë të papërpunuar ka ndikim të madh në nivelin e çmimeve të mallrave të Kinës.

Ky specialist, që mori pjesë në projektimin e \"Raportit mbi punën e qeverisë\", nëpërmjet një analize, vuri në dukje se zhvillimi ekonomik i Kinës ndodhet në fazën e rritjes së kostove.

Rritja e çmimeve nuk do të ndikojë në jetën e njerëzve, nëse do të mbahet nën kontroll inflacioni. Kjo është e dobishme për avancimin në reformën e çmimeve dhe rregullimin e strukturës ekonomike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)