29 Prill 2024

Rritja e ekonomisë e Francës ishte zero në tremujorin e dytë

Paris, 29 shtator - Rritja e ekonomisë franceze ishte zero në tremujorin e dytë pas tremujorit të parë të vlerësuar si "dinamik" + 0,9 për qind, konfirmoi instituti kombëtar i statistikave, disa orë përpara paraqitjes së buxhetit 2012 nga qeveria.

Ky vlerësim i dytë i rrjtes së Prodhimit të Brendshëm Bruto, PBB, konfirmon të parin të publikuar më 12 gusht, ku flitej për një stabilitet të PBB-së në tremujorin e dytë, në krahasim me nivelin e tre muajve më parë, pas një rritjeje prej 0,9 për qind në tremujorin e parë.

Kjo shifër ka të bëjë me rritjen e PBB-së në fund të vitit në rast stanjacioni të aktivitetit në tremujorin e tretë dhe të katërt, në 1,5 për qind. Qeveria parashikon një rritje prej 1,75 për qind këtë vit ashtu si dhe në 2012.

Shpenzimet e konsumit të familjeve kanë rënë në tremujorin e dytë në -0,7 për qind, pas +0,4 për qind, ndërsa investimi është ngadalësuar lehtësisht në +0,6 për qind pas +1,2 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)