13 Maj 2024

Rritet papunësia në Francë

Paris, 26 janar - Ministria franceze e punës bëri të ditur se në muajin dhjetor të vitit të kaluar ka patur një rritje të dukshme të papunësisë në vend.     

Sipas raportit të ministrisë së punës, papunësia në muajin dhjetor krahasuar me papunësinë në muajin nëntor, është rritur për 1%.

Në raport thuhet se në muajin dhjetor janë regjistruar edhe 29700 të papunë dhe në këtë mënyrë numri i të papunëve ka kapur shifrën 2.87 milionë qytetarë të papunë.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy do të flasë në televizion të dielën mbrëma, për të njoftuar reformat sociale.

Ai nuk është ende një kandidat zyrtar në zgjedhjet e ardhshme për Elizeun dhe kjo ka bërë që të lindin dyshime mbi mundësitë e tij për fitore.

Fjalimi i kreut të shtetit do të transmetohet nga televizioni publik “France 2”, nga rrjeti privat “TF1”, njoftoi agjencia franceze e lajmeve “AFP”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)