26 Prill 2024

Rritet numri i bizneseve të regjistruara

Prishtinë, 12 nëntor - Gjatë tremujorit të tretë 2010 numri i ndërmarrjeve të reja dhe të riregjistruara ishte 1800 sosh, ndërsa në tremujorin e dytë 2010 ka qenë 1997, që vërehet një diferencë në mes tremujorëve për 197 ndërmarrje, shprehur në përqindje vërehet një rënie prej 10.9% krahasuar me tremujorin paraprak.

Mirëpo nëse e krahasohet me tremujorin e tretë të vitit paraprak ka rritje për 6.4 % të ndërmarrjeve reja.

Enti i Statistikës së Kosovës (ESK) ka përgatitur publikimin “Repertori Statistikor mbi ndërmarrjet në Kosovë TM3 2010“, mbi bizneset e regjistruara dhe të riregjistruara në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht Agjensionin e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), me gjendjen deri me 30.09.2010 (tremujori i tretë).

Enti i Statistikës së Kosovës (ESK), gjegjësisht sektori i statistikave të bizneseve në bazë të burimeve administrative të cilat i merr në baza mujore nga ana e ARBK-së dhe Administrata Tatimore e Kosovës, azhurnon dhe mirëmban regjistrin statistikor të bizneseve, i cili i shërben për kryerjen dhe përcjelljen e aktiviteteve dhe hulumtimeve të rregullta statistikore.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara në tremujorin e tretë të vitit 2010 janë: tregtia me 692 ndërmarrje (38.4%), hotelet dhe restorantet me 216 (12%), pasuritë e patundshme dhe dhënia me qira me 164 (9.1%), aktivitetet tjera shoqërore dhe personale 161 (8.9%), industria përpunuese 156 (8.7%), transporti dhe telekomunikacioni me 149 (8.3%), pastaj ndërtimtaria me 133 (7.4%) për deri sa aktivitetet tjera përfshijnë pjesën tjetër të mbetur.

Kategoria e numrit të punësuarve nga 1-4 (të punësuar) përbën rreth 1760 ndërmarrje apo 97.8% të ndërmarrjeve të reja, kategoria me 5-9 me 30 sosh (1.7%), ndërsa kategoritë tjera përbëjnë pjesën tjetër të mbetur apo edhe nuk marrin pjesë fare.

Sa i përket shtrirjes së ndërmarrjeve të reja nëpër komuna në tremujorin e tretë të vitit 2010 mbizotëron Prishtina me 576 sosh (shprehur në përqindje 32%), pastaj Gjilani me 162 (8,6%), Prizreni me 140 (7.8%), Ferizaj me 124 (6.9%), ndërsa komunat tjera kanë numër më të vogël që përbëjnë me pak se 5% të ndërmarrjeve të reja dhe të riregjistruara gjatë tremujorit të tretë të vitit 2010.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)